Kombëtarja nis përgatitjen për Spanjën

Futboll

Kombëtarja nis përgatitjen për Spanjën

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 07:00
Ilustrim

Nga salla e konferencave në fushë, Christian Panuccit i duhet të bëjë maksimumin në dy ndeshje të rëndësishme me Kombëtaren që nisi përgatitjet për sfidat me Spanjën dhe Italinë. Kanë mbëritur të gjithë në Tiranë, nuk ka vonesa në grumbullim edhe pse në seancën e parë stërvitore mungesat ishin të pranishme.  Mungonte Thomas Strakosha që vuan një dëmtim në kofshë dhe nuk do të jetë për ndeshjet e radhës, ndërsa Elseid Hysaj ishte lënë pushim, mbrojtësi i Napolit ka pasur temperaturë dhe nga stafi mjekësor ka preferuar ti japë kohë për ta kaluar si duhet pa rrezikuar.

Për sa i përket pjesës tjetër, padyshim kurirozitet për të rikthyerit, me Taulant Xhakën, Ermir Lenjanin, Ergys Kacen e Cikalleshin që bashkë me trajnerin e ri gjejnë edhe shokë të rinj në kombëtare. Seanca e parë ka patur më së shumti një karakter shkrythës me lojtarët që vijnë pas impenjimeve me klubet respektive. Natyrisht pa lënë mënjanë edhe taktikën, me Panucin që do ti shfrytëzojë në maksimum ditët në dispozicion para sfidës së parë me Spanjën. Nga e marta niset me dy seanca në ditë, me kombëtaren që paraditen e së enjtes i drejtohet tokës iberike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat