Kërcënohet!

Futboll

Kërcënohet!

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 10:50
Tifozi me pankartë

Pati shumë vërshëllima nga tifozët, ndërsa Gerard Pique, futbollist i Barcelonës,  i është bashkuar kombëtares spanjolle në “Las Rozas”, Madrid. Një pritje armiqësore megjithatë pritej, pasi Pique mbështeti pavarësinë e Katalunjës (madje duke votuar) dhe u bë objekt polemikash nga tifozët, shumica e të cilëve ishte veshur me ngjyrat e Spanjës:

“Pique, bastard, largohu nga skuadra kombëtare!”, lexohej në një kartelë, ndërsa në një tjetër shkruhej: “Pique: Spanja është kombi yt”.

Gjithashtu edhe trajneri Lopetegui ka marrë disa vërshëllima për shkak të grumbullimit të mbrojtësit të Barcelonës, i cili megjithatë është shfaqur i qetë dhe i pashqetësuar: “Nuk kam gjë tjetër për të shtuar, kam thënë gjithçka”, është shprehur Pique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat