Ky ekip i Prishtinës thyen disa rekorde negative

Futboll

Ky ekip i Prishtinës thyen disa rekorde negative

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:03
Pamje nga një ndeshje

 

Prishtina pardje është turpëruar në humbjen me Llapin – 0:3. Është kjo humbja më e thellë nga vjeshta e vitit 2015 me Besën në Pejë (3:0, me trajner Ramiz Krasniqin).

Por, të mos shënosh gol në tre ndeshje rresht ndodh për herë të katërt në tre vitet e fundit. Kishte nisur me Bylbyl Sokolin në vjeshtë të 2014 (dy humbje e një barazim), duke vazhduar me Fadil Berishën në pranverë të vitit 2016 (dy humbje e një barazim) si dhe me Lutz Lindemann me shumicën e kësaj përbërje që është tani, në vjeshtë të vitit 2016 (dy barazime e një humbje). Atëherë edhe mund të justifikoheshin këto rezultate, ishte lufta e brendshme e ndihmuar “nga jashtë” për “rahatimin” e fëmijëve e shokëve të tyre në skuadër.

Por, tani gjithçka ndryshon, sepse FC Prishtina sivjet pritet të harxhoj afër 900.000 mijë euro buxhet. Është kjo shifër e jashtëzakonshme pas luftës për vetë klubin, dhe për futbollin kosovar duke u krahasuar edhe me edicionin 1987/88 kur Prishtina për herë të fundit garonte në ish-Ligën e parë federative e kur për dallim nga atëherë të hollat ishin të kontributit shoqëror, ndërsa tani të gjitha janë nga xhepat privatë.

Dhe, Prishtina ka në përbërje ish-futbollistë të Kombëtares, portier të Përfaqësues “A” të Kosovës si dhe njërin prej futbollistëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Futbollistët e Prishtinës jo që janë më të paguarit në Kosovë, por krahasohen edhe me ato të kampionatit shqiptar i cili është shumë larg rajonit pë pagesa.

Dhe, kryetari Ejupi pardje para ndeshjes u kishte kërkuar falje futbollistëve që dita e parë e muajit kishte qëlluar e diel dhe pagat u paguan vetëm një ditë më vonë, dje!!!!

Dhe, çka na dhuruan futbollistët tanë dje në ndeshjen që thelloi hendekun nga vendi i parë në pesë pikë? Na dhuruan turpërim në shfaqjen e tyre, na dhuruan humbje turpëruese!!! As edhe një karton i verdhë për ndërhyrje të palejueshme e që tregon mungesë totale të luftës sportive!?

FC Prishtina do të dalë nesër me të gjitha shpenzimet e saj për këtë edicion, e ato janë edhe publike e të verifikuar nga vetë ATK-ja, analizë në faqen e klubit të futbollit Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat