Përballë ndeshjes me Shqipërinë, tifozëria spanjolle kërkon largimin e Gerard Pique

Futboll

Përballë ndeshjes me Shqipërinë, tifozëria spanjolle kërkon largimin e Gerard Pique

Nga: Fitim Dika Më: 3 tetor 2017 Në ora: 11:59
Spanja

Pas referendumit të pavarësisë së Katalonisë, Spanja duket se përveç problemeve politike duhet të merret edhe me ata sportive. Kjo pasi, fansat e spanjollëve kanë kërkuar largimin e katalonjasit Gerard Pique nga përfaqësuesja. Incidenti ndodhi gjatë stërvitjeve të klubit përpara ndeshjes me Shqipërinë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Pique është fishkëlluar gjatë gjithë kohës, pavarësisht se te lojtarët nuk u vërejt ndonjë incident. Kjo mund të ndihmojë Shqipërinë për të shpresuar rezultat pozitiv me Spanjën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat