Lëndohet Bale, humbet dy ndeshjet me Uellsin

Futboll

Lëndohet Bale, humbet dy ndeshjet me Uellsin

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:14
Gareth Bale.

Një lajm jo i mirë ka ardhur për Përfaqësuesen e Uellsit në këtë mëngjesin e së martës.

E themi këtë pasi është lënduar lojtari kryesor, Gareth Bale.

Ylli i Real Madridit do të humbas dy ndeshjet finale, atë ndaj Irlandës në Kardif dhe në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.

Të dy këto takime janë të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018.

Uellsi është në Grupin D dhe renditet në vendin e dytë me 14 pikë.

Në pozitën e parë është Serbia me 14 pikë, kurse në pozitën e tretë është Irlanda me 13 pikë, e ndjekur nga Austria me nëntën.

Dy pozitat e fundit mbahen nga Gjeorgjia me pesë pikë dhe Moldavia me dy pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat