Kukësi kampion paguan qera për të luajtur në 'Zeqir Ymeri'

Futboll

Kukësi kampion paguan qera për të luajtur në 'Zeqir Ymeri'

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 14:43
KF Kukësi

Nëse Skënderbeu është shembulli ideal i organizimit perfekt të një klubi në Shqipëri nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kukësin, madje nuk e teprojmë nëse themi të kundërtën. Tek verilindorët është vetëm dëshira e presidentit Safet Gjici ajo që mban në këmbë një skuadër dhe një projekt ambicioz, që synon trofe dhe paraqitje të mira në Europë. Por në kohën e futbollit modern kjo nuk mjafton. 

Përvec garës që ka me kundërshtarët e kampionatit, Kukësi dhe presidenti Gjiciduhet të garojnë edhe me konkurentë artificial. Verilindorët janë një nga rastet unikale që si skuadra kampione nuk kanë shtëpi dhe as fushë stërvitore. Klubifunksionon si shoqëri aksionere ku pjesë e saj është edhe Bashkia e qytetit e cila zotëron 6% të aksioneve. Megjithatë institucioni më i lartë vendor përvec faktit që nuk kontribuon në financa për shumën që i takon, detyrëon skuadrën të luajë në Zeqir Ymeri kundrejt një pagese prej 4 milion lekë të vjetra në muaj në formën e qirasë.

Një situatë e pakuptimtë kur ekipi detyrohet të paguajë për të luajtur në shtëpi, në një stadium të amortizuar ku futbollistët rrezikojnë karrierën e tyre, raporton SuperSport. Presidenti Gjici kërkon të ndërhyrjë në infrastrukturë për të përmirësuar stadiumin që kërkon një ndërhyrje të përgjithshme, megjithatë po has në pengesën e Bashkisë e cila jo vetëm që duhet të japë miratimin për fillimin e punimeve por duhet të ndihmojë financiarisht për përmirësimin e impiantit. Për të mos përmendur më pas që edhe stërvitjet skuadra i kryen në një kompleks privat ku detyrohet të paguajë shuma të konsiderueshme të cilat mund të përdoreshin fare mirë për të patur një kompleks cilësor në pronësi të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat