Cavani shuan zjarrin

Futboll

Cavani shuan zjarrin

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 15:24
Lojtarët e PSG-së

Edinson Cavani shuan zjarrin. Pas atij episodi aq shumë të përfolur e mediatizuar mes uruguajanit dhe brazilianit Neymar, mbi momentin e gjuajtjes së penalltisë në sfidën me Lion, sulmuesi i Paris Saint Germain deklaron se tashmë klima është e qetë dhe mes tyre nuk ka më tension.

Nga grumbullimi me Kombëtaren e Uruguait dy ditë para sfidës me Venezuelën, e vlefshme për kualifikimin në Botërorin  Rusi 2018, 30 vjecari saktësoi:

 «Janë gjëra që ndodhin në futboll. Bëhet fjalë për episode, që më pas marrin përmasa të tjera nga media, që i fryn  e i zmadhon ato. Sidoqoftë e rëndësishme është që gjithshka të sqarohet në dhomat e zhveshjes.”

Situata të tilla kanë zgjidhje dhe e rëndësishme është që ish bomberi i Napolit duket se i ka vënë kapak kësaj historie, transmeton Super Sport. Gjithcka, nisi në 17 shtator në sfidën përballë Lionit, e cila përfundoi me rezultatin 2:0 në vafor të PSG, ku Neymar dhe Cavani u panë duke debatuar se cili do të gjuante penalltinë. Tashmë duket se dy amerikanojugorët kanë një bashkëjetesë të qetë në klubin nënkampion të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat