Kosova debuton me humbje

Futboll

Kosova debuton me humbje

Nga: K.Goca Më: 3 tetor 2017 Në ora: 15:59
Kombëtarja e Kosovës

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-19 debutuan me humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-19.  Kosova U-19 si mysafirë mposhtet me rezultat 1:0 nga Austria U19, në ndeshjen e parë të vlefshme të grupit 6-të.

Djelmoshat tanë pësuan gol në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 56-të. Futbollisti Michael John Lema vulosi fitoren e austriakëve, kurse Kosova ka qenë e pafat që drejtohet nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat