Rekord penalltish në Itali

Futboll

Rekord penalltish në Itali

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:05
Pamje nga një ndeshje

Kampionati Italian po jeton nën epokën e Var edhe pse kanë kaluar vetëm 7 javë nga starti i kampionatit ky sistem i ri në futbollin e vendit fqinj ka prodhuar jo pak, por plot 33 penallti të dhëna.

Rekord historik ky në  vetë m 7 javë  kampionat, gati dyfishi në  krahasim me sezonin e kaluar. Video Asistent Refere tashmë  është  bërë  pjesë  e futbollit dhe në  krahun tjetër publiku është  mësuar ti njohë  vendimet që  vinë  nga ekrani i vogël,  shkruan Supersport.
Në  itali Var deri më  tani nuk ka shkaktuar shumë  polemika, ndërsa në  gjermani nuk janë  të  paktat raste ku opionioni sportiv është  shprehur skeptik në  lidhjet me vendimet që  kanë  ardhur nga teknologjia, madje në  shumë  raste ka pasur dhe debate të  forta publike.

Në  gjashtë  raste në Seria A kryesori i takimit në  momentin e faullit të  shkaktuar në  zonë  nuk ka vërshëllyer, një  gjë  të  tillë  e ka bërë  vetëm pas sinjalizimit nga asistentët  që  janë  të  vendosur përpara ekranit dhe në  pesë  të  tjera ka qenë  i bindur për të  dhë në  penallti në  bazë  të  pamjeve që  ai sheh.

Bëhet fjalë  për nje mesatare prej 3.2 vendimesh të  ndryshuara nga ana e arbitrit. Italia në epokë Var ka sjellur një  reduktim të  polemikave për vendimet edhe nga ana e gjyqtarve të  paktën deri më  tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat