Lëndimi i 13-të për Gareth Bale, problemet fizike s’kanë të ndalur për uellsianin

Futboll

Lëndimi i 13-të për Gareth Bale, problemet fizike s’kanë të ndalur për uellsianin

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:26
Gareth Bale

Gareth Bale mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Espaynolit për shakk se nuk ishte ndjerë mirë për shkak të mbingarkesës në kofshën e majtë dhe kështu ai sërish është lënduar dhe sërish do të mungojë.

Është hera e paër që uellsiani mungon në një ndeshje këtë sezon për shkak të një problemi fizik. Deri tash, ai ka luajtur 11 ndeshje për ekipin e Zidanes në të gjitha garat.

Kjo është hera e parë që Bale nuk është në dispozicion për shkak të lëndimit. Por, lëndimi i Gareth Bale nuk është ndonjë risi e madhe. 28 ndeshje ishin humbur, shumica prej tyre për shkak të lëndimit dhe operimit të cilit ai iu nënshtrua.

Ai madje nuk luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që e bëri sezonin e kaluar më të keqin në karrierën e tij.

15 ndeshje në sezonin e kaluar ai mungoi për arsye tjera pos lëndimit.

Në sezonin e parë Bale nuk luajti pesë ndeshje për shkak të problemeve fizike.

Probleme në kuadriceps dhe në nyje, janë plot 13 lëndime që uellsiani i ka pësuar deri tash dhe që bënë që ai të humbë 250 ditë futbollistike që prej se arriti në Spanjë në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat