Lopetegui: Kemi nevojë për përkrahjen kundër Shqipërisë

Futboll

Lopetegui: Kemi nevojë për përkrahjen kundër Shqipërisë

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:52
Lopetegui

Kombëtarja e Spanjës në futboll  këtë të premte do të takohet me Shqipërinë në Alicante, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Trajneri Julen Lopetegui ka kërkuar ndihmën e tifozëve për ta mposhtur Shqipërinë, ndeshje e cila mund t’i sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.

“I fokusuar në ndeshjen e rëndësishme ndaj Shqipërisë. Ne kemi nevojë për përkrahjen e Alicantes dhe tifozëve të saj për të marrë një hap përpara drejt Kupës së Botës”, ka shkruar Lopetegui në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat