Sadiku optimistë

Futboll

Sadiku optimistë

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:31
Armando Sadiku

Armando Sadiku vjen më në formë se kurrë në Kombëtare dhe këtë gjë e tregon sapo zbret në tokën shqiptare në aeroport.
“Shanset? Janë ndeshje shumë të rëndësishme, por edhe të bukura për gjithsecilin prej nesh, pasi janë kundërshtarë shumë të fortë. Tani jam në formën më të mirë dhe për këtë jam i gëzuar.  Sigurisht që do të më pëlqente të isha në fushë në të dyja ndeshjet, por këtë e vendos trajneri dhe unë do të jem i gatshëm për zgjedhjet e tij. Do të jap më të mirën siç kam bërë gjithmonë.
Motivimi? Ne e kemi treguar veten gjithmonë me ekipe të mëdha. Të luajmë të bashkuar dhe të tria rezultatet janë të mundura. E kemi treguar veten që me ekipet e forta luajmë më mirë”, ka deklaruar Sadiku për “TCH".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat