A po rikthehet van Gaal te Bayerni?

Futboll

A po rikthehet van Gaal te Bayerni?

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:55
Louis van Gaal

Holandezi Louis van Gaal mund të rikthehet te Bayern Munihu. Ai nga periudha 2009 e deri në 2011 ka qenë trajner i kampionit gjerman, ndërsa tani përflitet se ai mund të rikthehet! Duket se te Bayern po mendojnë për ish-trajnerin e tyre. Në sezonin e parë, 66-vjeçari holandez fitoi kampionatin, Kupën dhe arriti deri në finalen e Champions League. Problemi i tij ishte karakteri i vështirë dhe kjo e penalizoi. Në sezonin e dytë, Uli Hoeness vendosi ta pushojë nga puna, sepse edhe vetë pati mosmarrëveshje me të. Rikthimi i një trajneri nuk është diçka e re te Bayern.  Mbetet të shihet gjithçka në javët apo muajit e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat