“Bundesliga ka rënie të cilësisë, klubet duhet të harxhojnë”

Futboll

“Bundesliga ka rënie të cilësisë, klubet duhet të harxhojnë”

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 18:16
Matias Sammer

Ish drejtori i Bayern Munich, Matias Sammer, ka thënë se aktualisht Bundesliga, nuk ka një nivel të lartë.  

Sipas tij klubet gjermane si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig kanë fituar vetëm një në gjashtë ndeshjet e zhvilluara nga Ligën e Kampionëve.

Po ashtu kjo vlen edhe për skuadrat e Ligës së Evropës, ku Hoffenheim, FC Koln dhe Hertha Berlin, kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshje.

Sammer, që e la postin te Bayern në verën e viti 2016, ka folur për problemet e kampionatit gjerman.

“Klubet tona humbin nga klube që kanë financa më të dobëta në Ligën e Evropës”.

“Si mundet që prestigji ynë në Evropë të mbahet vetëm me klube si Bayern dhe Dortmund?”

“Për fat të keq Bundesliga ka rënie cilësie në këtë moment”.

“Bundesliga duhet të shikohet në pasqyrë. Klubet gjermane duhet të harxhojnë më shumë”, ka thënë Sammer.

Kritika për politikën e klubit të Bayern Munich ka pasure dhe sulmuesi Robert Lewandowski.

“Bayerni duhet të rritet dhe të ketë docka më kreative, nëse klubi dëshiron të ketë lojtarë të klasit botëror”.

“Nëse dëshiron ta mbash nivelin  e lartë, duhet t’i mbash lojtarët me kualitet”, ka thënë Lewa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat