"Blick" me shkrim pompoz për Shqipërinë pas ftesës së Panuccit për Albian Ajetin

Futboll

"Blick" me shkrim pompoz për Shqipërinë pas ftesës së Panuccit për Albian Ajetin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 tetor 2017 Në ora: 19:25
Albian Ajeti

Nuk është hera e parë që Shqipëria ju bën oferta lojtarëve të Baselit. Jo, Shqipërisë nuk është për t’ia patur zilinë se ata luftojnë për një biletë në Rusi 2018 me Spanjën dhe Italinë. Në krahasim me Zvicrën, ajo mbetet pa gjasa, shkruan habitshëm bulevardeskja “Blick”.

Por Shqipëria nuk ndalon për t’i ftuar shqiptaro-zviceranët që të luajnë me Shqipërinë. Ofertën e fundit e ka marrë Albian Ajeti, pikërisht nga trajneri i ri Christian Panucci. Por vëllai i Arlind Ajetit do përfaqësojë Zvicër U21 në Lugano kundër Rumanisë dhe se në të ardhmen do luajë për ekipin helvet.

Image
Albian Ajeti

Rikthehet Taulant Xhaka

Pas zënkës me De Biasin nëntorin e kaluar, është rikthyer në Kombëtare edhe Taulant Xhaka. Kjo mund të ketë ndikuar edhe lëndimi i Amir Abrashit dhe dënimit me kartonë të verdhë të Burim Kukeli. Si lider agresiv, Xhaka është më se i mirëpritur për Shqipërinë./Bota sot

Image
Taulant Xhaka
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat