Conte: Në Angli më vështirë se në Itali ta fitosh titullin

Futboll

Conte: Në Angli më vështirë se në Itali ta fitosh titullin

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 21:40
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur për dallimin mes kampionatit anglez dhe atij italian.

Sipas italianit më vështirë është të fitohet në Ligën Premier se në Serie A.

“Ne e fituam titullin me Juventusin dhe unë prisja një rivalitet më të madh nga Milani. Por, në vend që të ndodhte kjo, ata shitën Zlatan Ibrahimovicin dhe Thiago Silvan te PSG-ja, duke u dobësuar”.

“Mbrojtja e titullit nuk ishte e thjeshtë, por ishte më e lehtë”.

“Ndërsa këtu në Angli, nga sezoni në sezon bëhet më vështirë. Shtohen rivalet për titull dhe skuadrat forcohen”.

“Unë mendoj se sezonin e shkuar ne bëmë me të vërtetë një punë të shkëlqyer, sepse fituam kampionatin kundër një skuadre me të vërtetë shumë të fortë, pasi sezonin e shkuar City kishte gjithashtu një skuadër fantastike”.

“Ndërsa sot, pas një afti kalimtar të shkëlqyer, ata e kanë përforcuar më shumë skuadrën”, ka thënë Conte.

Conte kampionatin e fundit me Juventusin ai e fitoi kampionatin me 17 pikë epërsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat