Gabigol nuk përshtatet as te Benfica, kërkon kthimin në Brazil

Futboll

Gabigol nuk përshtatet as te Benfica, kërkon kthimin në Brazil

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 22:13
Gabigol nuk po kalon momentet të mira as një Portugali pas huazimit nga Interi.

Mësohet se lojtari i Interit, Gabigol, mund ta lërë pra kohe Benfican për tu kthyer te klubi i tij i parë Santos.

Braziliani nuk po kalon momentet të mira as një Portugali pas huazimit nga Interi, ku ka zhvilluar vetëm tre ndeshje dhe nuk e ka gjetur golin.

Ai është zënë nga kamerat edhe duke u kacafytur me shokun e skuadrës, Jardelin, para ndeshjes që Benfica e kishte me Baselin në Ligën e Kampionëve.

Raportimet që vijnë nga Brazili shkruajnë se 21 vjeçari nuk është përshtatur me jetën në Portugali dhe kërkon të kthehet në klubin ku u bë i famshëm.

Mësohet se ai ka biseduar me shumë shokë të tij që i kishte te Santos, ku ata i kanë thënë se e presin me krahë hapur.

Gabigol kishte shënuar 24 gola në 83 ndeshje për Santosin, para se të bashkohet me Interin.

Të Interi një vite i tij ishte makth, ku shënoi vetëm një herë dhe rrallë gjendej në formacionin startues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat