Guardiola darkon me Hoeness: Tuchel dhe Luis Enrique në ‘meny’?

Futboll

Guardiola darkon me Hoeness: Tuchel dhe Luis Enrique në ‘meny’?

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 22:47
Guardiola u takua me presidentin Uli Hoeness, ku u bisedua për trajnerin e ri sipas Sky.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është kthyer në Gjermani për pushime.

Guardiola po merr pjesë në Oktoberfest, ku është takuar me ish trajnerin e Schalkes, Markus Weinzierl dhe atë të Leipzig, Ralph Hasenhuttl.

Por trajner katalunas nuk është aty të shihet vetëm me trajenrët, por ka pasur edhe një takim me kreun e Bayern Munich.

Guardiola u takua me presidentin Uli Hoeness, ku u bisedua për trajnerin e ri sipas Sky.

Mësohet se Bayern u konsultua me Guardiolan për Tuchelin, por trajneri spanjoll e ka propozuar Luis Enriquen.

Pas darkës deklaratë ka dhënë edhe Hoeness.

“I tregova atij se kënd do ta zyrtarizojmë në ditët e ardhshme dhe ai u pajtua”, ka thënë shkurt Hoeness.

Gjasat më të mëdha sipas Bild i ka Thomas Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat