Ancelotti: Dua të trajnoj në Ligën Premier

Futboll

Ancelotti: Dua të trajnoj në Ligën Premier

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 06:44
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se do të dëshironte që përsëri të trajnojë një skuadër në Ligën Premier.

Ancelotti ka thënë në një intervistë se nuk do të trajnojë për 10 muaj pasi që u largua nga Bayern Munich.

Por ai është i hapur për një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm.

“Dua të menaxhoj. Jo këtë sezon, ndoshta në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier sezonin e ardhshëm. E vetmja gjë që dua ta bëjë është të trajnoj”.

Këto deklarata të trajneri italian erdhën gjatë aktivitetit “Ndihmo për paqe”, ku po luajnë lojtarë të rinj me prejardhje të krishterë, myslimane dhe hebraike.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një takim që unë absolutisht dëshiroja ta ruaj. Fëmijët janë e ardhmja jonë”, përfundoi ish-trajneri i Milanit.

Për Ancelottin u flit se mund të kthehet në Milan, por kjo është përjashtuar nga të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat