Busquets zbulon lajmin e keq për Piquen

Futboll

Busquets zbulon lajmin e keq për Piquen

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 07:18
Sergio Busquets dhe Pique

Sergio Busquets ka thënë se e sheh të komplikuar zgjidhjen e problemit.

Sergio Busquets ka pranuar se Gerard Pique është duke kaluar momente të vështira në Kombëtaren e Spanjës.

Pique ka mbështetur referendumin e Katalonisë për pavarësim nga Spanja.

Dhe, kjo ka zgjuar kritika të mëdha nga tifozët në drejtim të tij.

Busquets ka thënë se e sheh të komplikuar zgjidhjen e problemit.

“Është momenti më i vështirë në Kombëtare, për të gjithë ne. E shoh të komplikuar zgjidhjen e çështjes Pique”, deklaroi Busquets.

Spanja është në përgatitje për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2018 kundër Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat