Gazeta e Barcelonës publikon lajmin e keq për Ronaldon

Futboll

Gazeta e Barcelonës publikon lajmin e keq për Ronaldon

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:13
Ronaldo

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke u ballafaquar me një situatë të pazakonshme.

Ylli portugez ka kaluar 270 minuta lojë pa realizuar gol në La Ligë dhe i është afruar statistkës negative prej 336 minutash nga edicioni i kaluar, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Ronaldo ka vuajtur ta gjejë formën e tij më të mirë pas rikthimit nga suspendimi prej pesë ndeshjesh moslojë për shkak të përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Por, trajneri Zinedine Zidane shpreson se ndeshjet ndërkombëtare me Portugalinë t’i ndihmojnë Ronaldos t’i rikthehet golit dhe formës së mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat