Mësohet oferta që Barcelona kishte bërë për Coutinhon

Futboll

Mësohet oferta që Barcelona kishte bërë për Coutinhon

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:39
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho ishte dëshira kryesore e Barcelonës gjatë kësaj vere, për të zëvendësuar Neymarin, i cili kaloi në PSG për 222 milionë euro.

Pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës e shihnin Philippe Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Neymarit, ata nuk kishin bërë ofertën e duhur për Liverpoolin.

Në fakt, ata kishin ofruar shumë më pak se sa paguan për talentin francez, Ousmane Dembele, 145 milionë euro me bonuse.

Mundu Deportivo mëson se Barcelona kishte ofruar vetëm 80 milionë euro dhe 30 të tjera bonuse, ofertë kjo që nuk ishte pranuar nga Liverpool, skuadër e cila kërkonte 200 milionë euro.

Besohet se këtë ofertë Barcelona do ta përsëris edhe gjatë muajit janar të vitit 2018, kur do të tentojë sërish transferimin e brazilianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat