Çmenduria e Real Madridi, ja kujt ia afron 200 milionë euro!

Futboll

Çmenduria e Real Madridi, ja kujt ia afron 200 milionë euro!

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 11:18
Emblema e Realit

Reali i Madridit është gati të shpenzojë shifra marramendëse për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas informacioneve të fundit, kampionët e Spanjës kanë vendsur të shpenzojnë  200 milionë euro, në mënyrë që të firmosin me futbollistin anglez.

Kane është shpallur golashënuesi më i mirë i Premier League në 2 sezonet e fundit dhe 24-vjeçari ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e fundit në Angli.

Sipas gazetës “Don Balon”, Reali është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve, në mënyrë që të firmosë me Kane i cili është në vitet e tij më të mirë të karrierës.

Kane shihet si zëvendësuesi i Benzemas në të ardhmen, edhe pse francezi sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Realin. Kane ka edhe 5 vite kontratë me klubin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat