Emrat e klubeve serbe që veprojnë ilegalisht dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës!

Futboll

Emrat e klubeve serbe që veprojnë ilegalisht dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 12:24
Stadiumi në Zupin Potok

Nuk dihet saktësisht sa klube serbe të futbollit veprojnë ilegalisht në shtetin e Kosovës. Askush nuk e di se si financohen apo kush derdh mjete në buxhetin e klubeve serbe, por një dihet se ato veprojnë në ligat e ndryshme të Serbisë, disa liga ekzistojnë edhe brenda shtetit të Kosovës.  Pothuajse nuk ka javë që klubet nga Serbia nuk futen në shtetin e Kosovës, duke e shkelur sovranitetin e një shtetit tjetër.  Një është e sigurt, se të gjitha klubet nga Serbia që futen në territor të Kosovës, nuk kanë lejen e institucioneve tona. Ato futen ilegalisht dhe zhvillojnë garat nën flamurin e Serbisë. Mokra Gora nga Zubin Potoku garon në Ligën e Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit, ndërsa e ashtuquajtura Trepça garon në Ligën e Moravës.

Ndërkaq, Polet 1980 nga Lapla Sela, fshat në periferi të Prishtinës, garon në Zonën e Jugut të Serbisë. Bile kjo ekip para pak ditëve luajti për Kupën e Serbisë dhe pësoi humbje 8:1 nga Spartaku i Suboticës. Një dihet, Federata e Futbollit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në mekanizmat më të lartë ndërkombëtar, UEFA e në FIFA dhe mjerisht e pafuqishme të bëj diçka në këtë drejtim. Është fakt që FFK do të përgjigjej thjeshtë, nuk kanë forcë t’i ndalojnë këto gara ilegale, megjithatë duhet të reagojnë ashpër në institucionet më të larta të futbollit ndërkombëtar, që të ndalen këto aktivitete.  Nuk e dimë numrin e saktë të klubeve serbe, që garojnë në ligat e ndryshme, por po i japim disa që nuk e njohin shtetin e Kosovës, por veprojnë në territorin tonë dhe garojnë nën flamurin e Serbisë.

Mokra Gora në Ligën e Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit

Trepça në Ligën e Moravës

Polet 1980 në Zonën e Jugut të Serbisë

 

Lidhja e qarku të Kosovës :  

1. Graçanica

2. Brezovica

3. Radniçki nga Velika Hoça

4. Sitnica nga Lepina

5. Gracko

6. Çagllavica

7.  Uglara

Liga e qarkut e ashtuquajtur Kosovka Mitrovica deri vitin e kaluar ishin këto klube, këtë vit nuk ka të dhëna që ekziston kjo ligë:

1.Kopaonik nga Leshaku

2.  Zveçan

3. Rudari Kosovska Mitrovica

4. Ibari Leposaviq.

5. Radnik Prilluzhje

Liga Kosovskog Pomoravlja

1.Glama nga Koretishti

2. Ropotovo

3. Morava nga Parteshi

4. Mineralac nga Kllokoti

5. Slloga nga Ranilluga.

6. Rudari nga Kosovka Kamenica

7. Izmornik nga Pançelo-Tomance

8. Oskar nga Pasjane

Sigurisht ka edhe shumë klube tjera që janë të shpërndara në ligat më të ulëta të Serbisë apo nuk figurojnë për shkaqe teknike në faqet ku paraqiten ligat nga Serbia. Një çudi tjetër është se një klub funksionon në Ligun e Qarkut të Zajeçarit me emrin Kosovo nga Zvezdana. Faktikisht nuk është klub serb nga Kosova, por e habitshme pse me këtë emër. Fundja, këto klube serbe nuk e kanë asnjë arsye të mos jenë në garat e Republikës së Kosovës, në shtetin ku jetojnë e veprojnë, por është e turpshme që garojnë në ligat e një shtetit tjetër, Serbia. Askush nuk e di se sa do të zgjasin këto liga ilegale, që nga viti 1999 e këndej veprojnë ilegalisht, pa e llogaritur edhe kohën e okupimit 1991-1999! Federata e Futbollit e Kosovës duhet të koordinohet së bashku me Ministrinë e Sportit dhe me faktorë tjerë relevant për të ndërmarrë një ofensivë, me një synim: Ju duhet të luani në ligën e shtetit tuaj, Republika e Kosovës dhe asnjë aktivitet tjetër nuk lejohet ilegal dhe nën flamurin e Serbisë. Nëse nuk doni me Kosovë, atëherë të mos lejojnë klubet nga Serbia në asnjë mënyrë të futen në Kosovë, ta shkelin sovranitetin. A thua, sikurse Mokra Gora ta fitonte Kupën e Serbisë, do t’i lejohet të garojë në garat evropiane? Këtë nuk e kam të qartë as vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat