Duka: Të shfrytëzojmë problemet e brendshme që ka Spanja!

Futboll

Duka: Të shfrytëzojmë problemet e brendshme që ka Spanja!

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 12:49
Armand Duka,

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë në Durrës, ku ka vizituar kuqezinjtë e kombëtares U-19, që sot nisin turneun përkatës në grup për Europianin e kësaj grup-moshe. Ai i ka inkurajuar të besuarit e trajnerit Erion Bogdani, ndërsa më pas ka folur për mikrofonin e “Supersport”: “Sot nis kompeticioni i U-19. U kam kërkuar çunave që të japin maksimumin dhe të besojnë për një rezultat pozitiv. Ne i kemi mundësitë për të arritur më lart. Iu thashë se ky është një kompeticion i rëndësishëm dhe se ju jeni të përzgjedhurit mes 4 mijë fëmijëve shqiptarë. Nëse ti bën gjithçka që ke mundësi, atëherë në dorë e ka edhe Zoti. Mjafton të bëjnë të gjitha centimetrat e mundshme, që në fund të mos kenë asnjë pishman. Kemi në grup Ukrainën dhe Norvegjinë, përveç Malit të Zi. Janë dy rivalë të fortë, por ne do të bëjmë maksimumin ndaj tyre. Kemi disa lojtarë të rëndësishëm dhe besoj se do të marrim diçka nga kjo ndeshje. Futbollistët tanë nuk kanë pse të kenë presion psikologjik.”

Nuk mund të mungonte në fjalën e Dukës edhe deklarimi për dy kualifikueset e kombëtares së madhe, ndaj Spanjës dhe Italisë, duke risjellë në skenë edhe mesazhet e shkëmbyera me De Biazin: “Realisht, Xhani më ka thënë: Uroj që të fitoni me Spanjën dhe të bëheni heronjtë e Italisë. Spanja ka kualitet të jashtëzakonshëm, por ne, megjithatë, do të bëjmë maksimumin. Fusha le ta tregojë. Le të shfrytëzojmë edhe problemet e brendshme që Spanja ka. Vendi i tretë në grup, objektiv i arritur? Të presim dhe këto dy ndeshjet e fundit, mos marrim diçka më shumë. Nga ky edicion që po mbyllet kemi pishman vetëm 3 pikët e lëna në shtëpi ndaj Izraelit, edhe pse mund të thuhet se i kompensuam ato në kthim. Vendi i tretë është objektivi i arritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat