Ramadani paralajmëron Islandën

Futboll

Ramadani paralajmëron Islandën

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 12:50
Ylber Ramadani

Pas fitores së parë në kualifikueset e Europianit për 21-vjeçarë, Kombëtarja Shpresa kthehet në fushë. Sërish përballë Islandës, përsëri për një fitore, me futbollistin Ylber Ramadanin që thekson se objektivi kryesor i skuadrës së Bushit është vendi i dytë në grup.

Ramadani ka thënë: Prej fillimit të Europianit objektivi ishte vendi i dytë, ose vendi i parë. Kemi një ekip të mirë me një grup vcilësor. Jemi paraqitur mjaft mirë, edhe pse në dy ndeshjet e para na ka munguar fati.

Kemi lojtarë shumë të mirë në ekip që mund ti shërbejnë edhe Kombëtares A, por është trajneri që i merr vendimet. Ne do të mendojmë të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar dhe për të arritur objektivat tona".

Pavarësisht fitores 3:2 të përpara një muaji në Islandë, mesfushori nuk e fsheh faktin që kundërshtarët mbeten favorite, ndërsa ka edhe një thirrje për tifozët.

 Ramadani tha se: "Islanda është favorite përpara nesh, por ne do të hyjmë në fushë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat. Gjithashtu i ftoj të gjithë tifozët të vijnë në stadium se janë forca jonë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat