Kosova mban stërvitjen e dytë, synojnë ta ndalin Ukrainën

Futboll

Kosova mban stërvitjen e dytë, synojnë ta ndalin Ukrainën

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 13:00
Lojtarët u shprehën të kënaqur me atmosferën brenda klubit, ndërsa thanë se do ta mundin Ukrainën.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, para ndeshjes me Ukrainën.

Lojtarët u shprehën të kënaqur me atmosferën brenda klubit, ndërsa thanë se do ta mundin Ukrainën.

Mërgim Vojvoda, ka bërë të ditur se tani të gjithë lojtarët kanë arritur nga klubet e tyre, dhe është duke u përgatitur një lojë samë emirë kundër Ukrainës, në mënyrë që të arrihet fitorja e parë e përfaqësueses së Kosovës.

Vojvoda: Jemi duke përgatitur lojën sa më mirë

“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Tani na janë bashkuar të gjithë lojtarët, edhe ata të cilët kanë pasur lojë para dy ditësh…Jemi duke përgatitur lojën sa më mirë dhe me mujt me i marr tre pikë për herë të parë”, ka thënë Vojvoda.

Sulmuesi Milot Rashica, tha se pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja përfaqësueset, por që shpreson në fitoren e parë të Kosovës.

Rashica: Shpresoj në fitore

“Për momentin atmosfera është shumë e mirë. Sot jemi bërë bashkë krejt ekipi, pasi që dje ka pasur disa mungesa dhe e dimë se pikët janë shumë të rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për neve… Normal, shpresoj të arrimë fitoren e parë, pse jo”, theksoi Rashica.

Ngjashëm u shpreh edhe mesfushori Hekuran Kryeziu. Sipas tij, me një lojë të ngjashme sikur ndaj Kroacisë, Kosova mund të arrijë fitoren e parë të saj.

Kryeziu: Jemi optimistë, mund të arrimë fitoren e parë

 “Atmosfera është si gjithmonë shumë e mirë…Ne besojmë, jemi optimistë, si grup dhe me lojën si kundër Kroacisë, besoj se mund të arrimë fitoren e parë” Ndryshe, Kosova luan si nikoqire kundër Ukrainës në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës të premten në ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat