Gjoka i fiton edhe 26 mijë euro të tjera Flamurtarit

Futboll

Gjoka i fiton edhe 26 mijë euro të tjera Flamurtarit

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 13:01
Gjoka

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF i ka dhënë të drejtë ish-trajnerit Ernest Gjoka për sezonin 2014-2015, kur ai u largua nga Flamurtari, pasi klubi i prishi kontratën në mënyrë të njëanshme.

Në atë kohë trajneri nuk mori 26 mijë eurot e premtuara pas prishjes së marrëveshjes dhe në këto kushte një muaj më parë u ankua në FSHF. Pasi fitoi fillimisht gjyqin për 45 mijë euro, që shkoi deri në KAS-in e Lozanës dhe nuk u mor nën shqyrtim për mospagesën në kohë të klubit Flamurtari, tashmë konfirmohet se Gjokës i është dhënë e drejta për të përfituar edhe 26 mijë euro të tjera.

Lajmi u konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë trajneri Gjoka. Ndërkohë, edhe pse vendimi është ekzekutuar prej një jave, çuditërisht FSHF nuk ka bërë asgjë publike. Nuk dihet tashmë nëse klubi i Flamurtarit do të apelojë këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat