Ronaldo nxjerr në shitje ‘Topin e Artë’

Futboll

Ronaldo nxjerr në shitje ‘Topin e Artë’

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 13:24
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë humanitetin e tij të madh që ka.
Së fundi, lojtari i Real Madridit ka shitur ‘kopjen’ e vetme të Topit të Artë që e ka fituar në vitin 2013 dhe paratë nga shitja e tij do të shkojnë për fondacionin ‘Make a Wish’ nga Londra, që ju ndihmonë fëmijëve të sëmurë.Këtë kopje të ‘Topit të Artë’ e ka blerë në ankand personi më i pasur i Izraelit, Idan Ofer për një shumë rekorde prej 600.000 eurove.

Zakonisht kur lojtarët fitojnë çmime prestigjioze, vendosin që kopjen e vetme të ja dhurojnë klubit të tyre por Cristiano nuk mendoi kështu dhe e dhuroi atë për bamirësi që është një gjest shembullor nga Portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat