Ajeti shpreson në mirëkuptimin e tifozëve të St.Gallen, tani duhet ti përveshemi punës

Futboll

Ajeti shpreson në mirëkuptimin e tifozëve të St.Gallen, tani duhet ti përveshemi punës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 tetor 2017 Në ora: 15:08
Albian Ajeti

Albian Ajeti (20) shpreson në mirëkuptimin e tifozëve të St. Galler dhe shpreson për ndihmë ndaj FCB. Në vijim keni intervistën e plotë të tij për “Blick”.

BLICK: Albian Ajeti, një bashkëlojtar i juaji Marco Streller thekson se ju shqetësoheni kur humbni edhe në një lojë stërvitjeje.

Albian Ajeti: Kjo është e vërtetë. Unë jam ambicioz dhe dua gjithmonë të fitoj.

Sa herë keni fituar kundër Streller në stërvitje?

Jo shpesh, sepse edhe ai është tip ambicioz. Një lojtar që bëhet shumë intensiv kur loja shkon drejt humbjes.

Kohët e fundit FCB ka humbje më shumë se fitore. Si do e ndryshoni këtë?

Do bëj gjithçka që është e mundur për të shënuar gola. Se FCB ka shumë cilësi, kjo është e qartë, tani duhet t’i përveshemi punës në Super League.

Dimrit 2016 ju u transferuat nga FCB drejt Augsburg, ku kishit vetëm një ndeshje. Mendoni se vendimi ishte i gabuar?

Jo, nuk pendohem për transferimin tim në Bundesliga edhe pse nuk ishte hapi më i mirë i mundshëm. Tani jam pjekur më shumë dhe do kem aktivizime më të shumta në Bassel.

Me St.Gallen ju keni nënshkruar kontratë deri në pranverë 2021. A mund ta kuptoni që fansat e saj janë të zemëruar?

Më vjen keq. Largohem nga St. Gallen me pikëllim dhe gëzim njëkohësisht. Kalova një periudhë shumë të mirë atje, por duheshta ta bëj këtë hap drejt Basel. Shpresoj që të më mirëkuptojnë tifozët e St.?Galler dhe se FCB është klub i fëmijërisë sime.

Ju jeni rritur në Baselin e vogël, kur jeni infektuar me virusin e FCB?

Prej herët. Në moshën tetëvjeçare erdha në klub dhe kalova gjithë periudhën juniore. Prej atëherë e kisha ëndërr që një ditë të aktivizohesha për këtë klub./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat