Shkupi miqësore me një skuadër shqiptare dhe një maqedone

Futboll

Shkupi miqësore me një skuadër shqiptare dhe një maqedone

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 15:12
Lojtarët e Shkupit

Derisa kampionati i Maqedonisë në futboll tani është në pushim të merituar, shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në kualifikimet e KB “Rusi 2018” stafi teknik i FC Shkupit ka hartuar një plan për të mbajtur në formë skuadrën dhe njëherit për tu dhënë mundësi që të kenë sa më shumë ndeshje si futbollistëve që nuk kanë gjetur shumë minutë gjatë kampionatit, por edhe edhe futbollistëve të akademisë së klubit.

Kështu tani më është arritur akordi me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës që të luhet ndeshje miqësore të enjten me fillin në orën 15:00 në stadiumin e Reçicës në Tetovë.

Gjithashtu edhe e diela do të jetë e rezervuar për miqësore, ku edhe këtu pjesa më e madhe futbollistëve që do të kenë mundësinë e paraqitjes, do të jenë ata nga shkolla e akademisë dhe futbollistë me minutazhë më të vogël në kampionat. Ndeshja Rabotniçki – Shkupi do të luhet të dielën me fillim në orën 14:00, ndërsa dueli do të zhvillohet në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat