FFK ua dorëzon qindra mijëra euro Trepçës ’89 e Prishtinës

Futboll

FFK ua dorëzon qindra mijëra euro Trepçës ’89 e Prishtinës

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 15:54
Lojtarët e Trepçës '89

Zyra e Federatës së Futbolit të Kosovës, njoftoi se u ndanë çeçet për dy klubet që e përfaqësuan Kosovën në verë në garat evropiane. Trepçës’89 iu dorëzua çeku prej 480 mijë euro, derisa Prishtinës çeku prej 215 mijë euro.

Me këtë rast sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu ka bërë të ditur se edhe në të ardhmen skuadra kampione do të shpërblehet me 260 mijë euro, derisa për pjesëmarrje në fazën e parë të kualifikimeve edhe me 220 mijë euro, që do të thotë kampioni i ka të sigurta 480 mijë euro. Ndërkaq, fituesit të Kupës do t’i takojnë 215 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat