Pique çudit: Jeni ju gazetarët që shpikni shumë gjëra

Futboll

Pique çudit: Jeni ju gazetarët që shpikni shumë gjëra

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:34
Pique

Futbollisti Gerrard Pique refuzoi të deklaronte publikisht nëse ishte “pro” apo kundër pavarësisë së Katalonjës nga pjesa tjetër e Spanjës. “Ne futbollistët jemi marka të njohura botërisht dhe nëse do të deklaroja diçka në lidhje me këtë temë do të humbisja gjysmën e tifozëve,” – pohoi qendërmbrojtësi me arsyetimin e një biznesmeni, të cilin e tregoi edhe kur e pyetën për marrëdhëniet me “atdhetarin” Sergio Ramos: “Marrëdhënia me Sergio është fenomenale, jeni ju gazetarët që shpikni shumë gjëra. Shkojmë aq mirë sa po mendojmë atë hapim një aktivitet së bashku. Keni për ta parë…".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat