Sa kushton një biletë për sfidën Skënderbeu - Partizani i Beogradit?

Futboll

Sa kushton një biletë për sfidën Skënderbeu - Partizani i Beogradit?

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Skënderbeu nga Korça e presin në stadiumin ‘Elbasan Arena’, Partizanin e Beogradit. Takim i vlefshëm për fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Ujqërit në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për të kaluar më tej. Ju bëjmë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat. Bashkë më të fortë, të bashkuar për të vijuar ëndrrën europiane. Ndeshja luhet me 19 tetor.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna G dhe C – 500 Lekë

Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë

Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë

Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë

Tribuna B3 – 3000 Lekë

Tribuna VIP – 6000 Lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat