Insigne: Nuk e prisnim një start kaq të fortë

Futboll

Insigne: Nuk e prisnim një start kaq të fortë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 18:27
Lorenzo Insigne

Pak kush e kishte pritur se Napoli do të shënojë shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para në Serie A dhe kryesojnë me 21 pikë tabelën e klasifikimit, dy më shumë se Juventusi dhe Interi. 

Futbollisti Lorenzo Insigne tha se nuk e kanë pritur një start të furishëm: “Nuk e prisnim një start kaq të fortë. Por ne e dimë forcën tonë, dhe vlerat që po na jep trajneri. Duhet të vazhdojmë të punojmë fortë. Të jesh në gjendje të luash me sytë mbyllur është një epërsi, ne kemi gati tre vite që luajmë së bashku bashkë me disa blerje specifike që ka kërkuar trajneri. Kemi qëndruar së bashku, të bashkuar, duke shpresuar që do të bëjmë një sezon të mirë dhe të fitojmë diçka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat