Stërvitja e fundit para nisjes në Spanjë

Futboll

Stërvitja e fundit para nisjes në Spanjë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 18:37
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi stërvitjen e fundit në tokën shqiptare, përpara nisjes drejt Spanjës. Lajmi i keq për dëmtimin e sulmuesit Sokol Cikalleshi u shoqërua me zhvillimet pozitive rreth gjendjes së portierit Etrit Berisha. Gardiani titullar e ka kaluar plotësisht gjendjen gripale dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur më 6 Tetor në Alikante. E njëjta vlen edhe për Elseid Hysajn, pasi edhe mbrojtësi i Napolit ishte prekur nga virozat e stinës.

Berisha iu bashkua pjesës tjetër të grupit në stërvitje, aty ku është rikthyer edhe portieri Enea Koliçi, që mori leje për një pasdite për të kryer procedurat për pajisjen me pasaportën e re. Përgatitjet e skuadrës kuqezi kanë vazhduar nën masat strikte të vendosura nga trajneri Panuçi, që në 15 minutat kur seanca zhvillohet me dyer të hapura për mediat, e mban skuadrën shumë larg kamerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat