Van Dijk në janar te Liverpooli?

Futboll

Van Dijk në janar te Liverpooli?

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 19:22
Virgil Van Dijk

Mbrojtësi holandez paralajmëron largimin nga Southampton.

Liverpooli gjatë gjithë verës kishte kërkuar që Virgil Van Dijk të transferohej në Anfield, por Southamptoni kishte refuzuar largimin e lojtarit.

Pas disa mosmarrëveshjeve me zyrtarët e klubit, Van Dijk ishte dënuar për një kohë, por tani ai është kthyer dhe po luan përsëri me The Saints.

Megjithatë, Van Dijk nuk përjashton mundësinë që të largohet nga Southampton gjatë janarit edhe pse nuk ka specifikuar se në cilën skuadër mund të transferohet.

“Jam i lumtur që i jam kthyer formës dhe do të jap 100 përqindëshin”, ka thënë Van Dijk.    

“Nuk pendohem për veprimet e mija, doja të bëja një hap para, por Southamptoni nuk më lejonte”.

“Jam profesionit dhe dua të jap më të mirën nga vetja për klubin, të shohim se çfarë do të ndodh në mes të sezonit. Gjithçka është e mundur”, ka theksuar holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat