Kryeziu tregon se si mund ta mposhtin Ukrainën

Futboll

Kryeziu tregon se si mund ta mposhtin Ukrainën

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 00:05
Mbrojtësi i Kosovës, Hekuran Kryeziu

Hekuran Kryeziu mendon se Kosova mund ta mposhtë Ukrainën nëse luan sikurse ndaj Kroacisë në Zagreb

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Ukrainën, e cila luhet me 6 tetor në stadiumin e Shkodërs, “Loro Boriçi”.

Mbrojtësi i Kosovës,  Hekuran Kryeziu mendon se me një lojë të ngjashme sikur ndaj Kroacisë, Kosova mund të arrijë fitoren e parë të saj.

“Atmosfera është si gjithmonë shumë e mirë…Ne besojmë, jemi optimistë, si grup dhe me lojën si kundër Kroacisë, besoj se mund të arrimë fitoren e parë”, ka deklaruar anëtari i Luzernit.

Kosova ka vetëm një pikë në Grupin I, derisa Ukraina ka 14 pikë, dy më pak sesa Kroacia e Islanda, që ndajnë dy pozitat e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat