Simeone: Kjo skuadër është shumë e fortë

Futboll

Simeone: Kjo skuadër është shumë e fortë

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 00:07
Diego Simeone

Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madridit, i ka thurur lavde Paris Saint-Germain

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone mendon se Paris Saint-Germain është një skaudër shumë e fortë. Madje, ai ka thurur lavde edhe për trajnerin e kësaj skuadre, Unay Emery.

" PSG është një ekip i shkëlqyer sepse kanë lojtarë të mirë, por ju duhet të shihni se si ata mund të zhvillohen si një ekip”, ka deklaruar argjentinasi.

“Emery është një trajner i cili punon shumë, ata i dhanë atij mundësinë për të vazhduar me lojtarë shumë të mirë. Shpresoj se ai do të ketë sukses, sepse e meriton”, ka theksuar Simeone.

Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere ka dridhur borën e futbollit duke shpenzuar 400 milionë euro për transferimin e Neymarit (Barcelonë) dhe  Kylian Mbapps (Monaco).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat