Pse e shiti Mourinho De Bruyne?

Futboll

Pse e shiti Mourinho De Bruyne?

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 00:39
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e kishte shitur Kevin de Bruyne te Wolfsburg gjatë kohës sa ishte trajner i Chelseas, pasi që ishte i bindur se lojtari nuk ishte i fortë mentalisht aq sa për të luajtur për të.

Kështu thuhet së paku sipas një raporti nga The Independent, kur ky vendim ishte marrë nga portugezi, atëherë nuk pati kthim prapa për klubin.

“Pse Mourinho vendosi që ta heqë De Bruyne? Epo, historia na jep një përgjigje shumë të thjeshtë për një pyetje që tani duket se po shtrohet më shpesh marrë parasysh statusin e lojtarit si një nga figurat kyçe në garën për titullin e Premier Ligës”.

“Shumë thjeshtë, Mourinho pret që lojtarët që ai i merr në rrethin e brendshëm të kenë më shumë talent dhe potencial”.

“Ai dëshiron luftëtarë që japin gjithçka për kauzën e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat