Jankto te Milani në janar?

Futboll

Jankto te Milani në janar?

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 06:53
Milani e ka konkurrent Juven për Jankton

Milani është afër që të sigurojë shërbimet e mesfushori të Udineses, Jakub Jankto.

Sipas Corriere dello Sport, ai është një nga shënjestrat kryesore të Rossonerëve për afatin kalimtar të janarit dhe konsiderohet si zëvendësues i Franck Kessiet.

Mirëpo, gazeta bën të ditur se gjasat e transferimet do të varen nga shuma e parave që do të kërkojë Udine dhe nga pozita e skuadrës në tabelë.

Futbollisti çek është kërkuar nga Milani edhe gjatë verës, mirëpo transferimi nuk arriti të bëhej.

Për shërbimet e tij ka shprehur interesim edhe Juventusi, prandaj kuqezinjtë nuk do ta kenë lehtë.

21-vjeçari Jankto rrjedh nga Akademia e Slavia Prague, ndërsa është pjesë e Udineses nga viti 2014. Klubi italian e bleu për 700.000 euro dhe në vitin 2015 u dërgua në huazim te Ascoli në Serie B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat