“Rrezik të luajmë me Messin dhe Dybalan nga minuta e parë”

Futboll

“Rrezik të luajmë me Messin dhe Dybalan nga minuta e parë”

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 09:34
Dybala-Messi

Jorge Sampaoli ka thënë se është rrezik të luash me Lionel Messin dhe Paulo Dybalan në një formacion.

Argjentina do të luajë me Perunë në Buenos Aires të enjten, ku djemtë e Sampaolit duan të kalojnë në pozitën e pestë.

“Nuk kemi kohë të punojmë me marrëdhënien në fushë Dybala-Messi, do të provojmë diçka më konkretet”

Dybala ka një fillim të frikshëm këtë sezon ku ka shënuar 12 gola në të gjitha garat, por kishte thënë se është shumë e vështirë të luash me Messin edhe pse për këtë është shumë i lumtur.

“Nuk shoh që Dybala ka thënë diçka të keqe. Ai ka thënë që është shumë i lumtur që luan me Messin, por ai nuk po mundet ta gjej pozitën  tij”.

“Leo ka nevojë të lëvizë në fushë normalisht sikurse që bën në klubin e tij”.

“T’i gjejmë pozitë të re, ose ta strukturojmë atë do të ishte diçka e çmendur”.

“Kur luajmë 4-2-3-1, ai luan si sulmues i dytë, gjithmonë afër zonës. Ta lëmë larg zonës lojtari më të mirë nga pozitat e shënimit nuk është e drejtë”, ka thënë Sampaoli.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat