Kërkon falje

Futboll

Kërkon falje

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:57
Alex Morgan

Alex Morgan ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale për incidentin në “Disney World”. Ylli i futbollit amerikan të femrave u përshkrua nga sherifët e Orange County si “shumë e dehur” kur i kërkuan të largohej nga një restorant në parkun “Epcot” të dielën.

Ndërkombëtarja amerikane ishte në shoqërinë e tre kolegeve të saj – mes të cilave edhe Giles Barnes e Orlando City-t dhe shoqja e saj e skuadrës Donny Toia – kur policia i kërkoi të largohej nga parku për shkak të gjuhës “shumë agresive” ndaj një grupi tjetër.

Ndërkohë të mërkurën sulmuesja 28-vjeçare ka pranuar publikisht gabimin duke kërkuar falje si dhe ka “siguruar se kjo nuk do të ndodhë më”.

Të shtunën Morgan do të kthehet në fushë kur Orlando Pride të vizitojë Thorns Portland për ndeshjen e “playoff”-it të Ligës Kombëtare të Futbollit për femra në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat