“Bayerni më pyeti për Kloppin”

Futboll

“Bayerni më pyeti për Kloppin”

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:18
Hummels dhe Klopp te Borussia Dortmund

Mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, ka thënë se klubi i tij aktual e ka pyetur për trajnerin Jurgen Klopp.

Klopp tani menaxher te Liverpool, ka qenë i lidhur me një kalim te Bayern pas largimit të Carlo Ancelottit.

Hummels ka qenë lojtar i Klopp te Borussia Dortmund, ku kishin shumë suksese.

“Bayerni më ka pyetur për diçka dhe unë dhashë opinionin tim”.

“Por nuk e di se a është Klopp kandidati më i mirë për këtë punë, ose nëse ka në listë edhe një apo dy të tjerë. Nuk e kam idenë”.

“Sikurse të tjetër, jam kurioz dhje i lexoj gazetat. Të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Hummels.

Sipas gjermanes Bild drejtimin e klubit bavarez do ta marr Jupp Heynckes.

Bayern Munich pritet që brenda këtyre ditëve ta emëroj trajnerin e ri, ku në listë ishin edhe Tomas Tuchel dhe Luis Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat