Juventus ka gati 80 milionë euro për mesfushorin e Lazios

Futboll

Juventus ka gati 80 milionë euro për mesfushorin e Lazios

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:24
Lazio

Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marota është duke e vëzhguar mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic

Juventus kishte tentuar gjatë kësaj vere transferimin e mesfushorit serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Lojtari dhe Lazio nuk kishin pranuar ofertën 40 milionëshe të Juventusit, sepse të dy palët mendonin se ishte shumë herët një transferim i tillë.

Milinkovic edhe këtë sezon është duke luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme, duke bërë që Juventus të kthehet sërish për të.

Por, kësaj radhe me një çmim krejt tjetër, pasi vlera e lojtarit është dyfishuar.

Sipas Calciomercato, Juventus ka bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurove, shumë e cila pritet të refuzohet nga Lazio.

Presidenti i skuadrës romake, Lotito kërkon 100 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat