Reagon Iniesta për Kataloninë, flet në mënyrë emocionuese

Futboll

Reagon Iniesta për Kataloninë, flet në mënyrë emocionuese

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 15:25
Andres Iniesta

Andres Iniesta ka reaguar rreth çështjes së Katalunisë. Ai ka kërkuar që katalunasit të jetojnë në paqe.

“Kurrë nuk kam folur publikisht për një situatë kaq komplekse, por duhet të bëhet dialog”, shkroi Iniesta në Twitter.

“Është një situatë e jashtëzakonshme dhe po bëhen shumë dëme. Bëni dialog sepse ne e meritojmë të jetojmë në paqe”, shtoi ai.

Ndryshe nga Gerard Pique, Iniesta është i mirëpritur në të gjitha stadiumet në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat