Xhaka: ”Cristiano nuk është Portugali, por Portugalia është Cristiano”

Futboll

Xhaka: ”Cristiano nuk është Portugali, por Portugalia është Cristiano”

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 15:30
Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka ka lavdëruar cilësitë e Cristiano Ronaldos para ndeshjes me kombëtaren e tij ndaj Portugalisë më 10 tetor në Lisbonë.

Xhaka beson se Ronaldo nuk është Portugali, por kombëtarja e tij është vetë Ronaldo pasi mbështetet plotësisht tek ai, raporton Rmadridalbania.

”Unë e admiroj atë. Ai është një lojtar unik. Me të, Portugalia është një skuadër krejtësisht ndryshe. Secili lojtar i tyre ka 5% më shumë vetëbesim kur ai është në fushë.”

”Ai nuk është Portugali, por Portugalia është Cristiano.”

Ai shton: ”Ndeshja ndaj tyre në Lisbonë do të tregojë se sa kemi përparuar. Ne duhet të përgatitemi për këtë ndeshje sikur të luanim për një titull".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat