Çdoherë Zvicrës i mungon ndonjë lojtar titullar - Shaqiri, Xhaka ose Behrami

Futboll

Çdoherë Zvicrës i mungon ndonjë lojtar titullar - Shaqiri, Xhaka ose Behrami

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 tetor 2017 Në ora: 17:00
Futbollistët e Zivicrës

Lideri agresiv i Zvicrës është i dëmtuar - Valon Behrami. Fakt është: në tetë ndeshjet e Rusi 2018 një lojtar titullar i helvetëve ka munguar, shkruan “Blick”.

Xherdan Shaqiri mungonte kundër Portugalisë, por përsëri fitoi 2:0 kundër kampionit të KE. Në ndeshjen e dytë Zvicrës i mungonte strategu i mesfushës Granit Xhaka, për shkak të pezullimit nga kartonët e verdhë. Por përsëri Zvicra fitoi 3:2 kundër Hungarisë.

Te fitorja kundër modestëve të Andorrës dhe Ishujve Faroe mungonte Valon Behrami dhe Shaqiri (përsëri i dëmtuar). Në ndeshjen e pestë kundër Letonisë mungonte Ricardo Rodriguez, Behrami dhe Embolo por përsëri fituan me 1:0. Ngjashëm ka ndodhur edhe me ndeshjet e kthimit në Letoni, Ishujve Faroe dhe Andorrë.

Në dy ndeshjet e fundit kundër Hungarisë ( e diel në Basel) dhe Portugalisë (të martën në Lisabonë) mungon Behrami.

Sëbashku me të edhe Gelson dhe Edimilson Fernandes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat