Bunjaku: Nuk jam i befasuar që Ukraina është këtu

Futboll

Bunjaku: Nuk jam i befasuar që Ukraina është këtu

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:48
Bunjaku e Muharrem Sahiti

Përzgjedhësi  i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, tha se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. “Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Ukrainës. Jemi takuar më herët, por pres që kjo të jetë një ndeshje më ndryshe, duke pasur parasysh peshën, rendësin që ka kjo sfidë për Ukrainën. Qëllimi ynë ka qenë të krijojmë një Kombëtare, kemi përfaqësuesen më të re për nga mosha dhe këto ndeshje për ne kanë qenë shumë testuese. Kemi shumë mungesa, për një Kombëtare të re nuk është e lehtë, por do të jetë e mirë për lojtarët e rinj që të marrin minuta. Nuk jam i befasuar që Ukraina është këtu ku është që ndoshta edhe mund të fitojë Grupin. Në këtë moment për Kosovën nuk është më rëndësi kush është lider i Grupit, por paraqitje jonë ndoshta edhe për të befasuar”, tha Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat