Pique: “Shqipëria është një skuadër që…”

Futboll

Pique: “Shqipëria është një skuadër që…”

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 20:00
Gerard Pique

Ditën e nesërme Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka ndeshje me Spanjën. Gerard Pique, mbrojtësi i ekipit të Barcelonës, gjatë një konference për shtyp është pyetur edhe mbi ekipin e kuqezinjve.

Në  momentin që një nga gazetarët spanjollë e ka pyetur futbollistin nëse Shqipëria është një skuadër e vështirë, për habinë e të gjithëve ai ja ka plasur të qeshurës. “Shqipëria është një skuadër që… (ka qeshur përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër…”.

“Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Evropianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllën mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin gjatë konferencës për shtyp.

Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet nesër në mbrëmje në Alicante. Suksese çunave të kombëtares!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat